Isufaj: Kemi ngritur aktakuza për pesë ish-ministra, asnjë ende për ndonjë ministër aktual – ku qenka argumenti që punojmë selektivisht?

Aktuale

Isufaj: Kemi ngritur aktakuza për pesë ish-ministra, asnjë ende për ndonjë ministër aktual – ku qenka argumenti që punojmë selektivisht?

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 14:40
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka folur pas komenteve të kryeministrit Albin Kurti që prokurorët bëhen nga “kërmij” në “lepuj të shpejtë” kur bëhet fjalë për njerëzit e pushtetit aktual.

“Deklaratat denigruese dhe fyerjet publike ndaj prokurorëve dhe institucioneve të prokurorisë jo vetëm që minojnë integritetin e sistemit të drejtësisë, por e cenojnë edhe besimin e publikut në sundimin e ligjit” ka thënë Isufaj.

“Më lejoni t’jua jap vetëm një fakt. Aktualisht kemi të ngritura aktakuza për pesë ish-ministra të kabineteve tjera qeveritare. Nuk e kemi të ngritur asnjë aktakuzë për asnjë ministër aktual”.

“Kemi të hedhura 17 kallëzime penale për ministrat aktualë në detyrë. Unë nuk di cili është argumenti më i madh që tregon se ne nuk punojmë në mënyrë selektive, se fare s’na intereson ajo punë”.

Sipas Isufajt, ata punojnë vetëm me prova, dhe kjo nuk do të thotë që në të ardhmen nuk do të ketë akuza për ministrat aktualë.

“Ne punojmë vetëm në bazë të provave, në bazë të ligjit dhe në bazë të Kushtetutës. Kjo nuk do të thotë fare se në të ardhmen nuk do të ketë aktakuza edhe për ministrat aktualë, por po them, derisa po flasim, nuk e kemi asnjë aktakuzë për ministrat në detyrë, i kemi të gjitha për ish ministrat e kabineteve të tjera”, tha Isufaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat