Rrahman Rama me shokë nderojnë bashkëluftëtarët e rënë në Ditën e Veteranëve të UÇK-së

Aktuale

Rrahman Rama me shokë nderojnë bashkëluftëtarët e rënë në Ditën e Veteranëve të UÇK-së

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 15:36
Rrahman Rama

Gjenerali Rrahman Rama ka bërë homazhe pranë varreve të dëshmorëve, në Ditën e Veteranëve të UÇK-së.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Shalës dhe ish-komandanti FSK-së, me bashkëluftëtarët e tij, sot vizituan kompleksin memorial të dëshmorëve të UÇK-së në Mitrovicë.

Ai kujtoi shokët që ranë në luftën për liri dhe ata që humbën gjymtyrët në fushëbeteja.

“Lavdi e përjetshme u qoftë dëshmorëve, respekt i përhershëm u qoftë veteranëve!”, ka shkruar Rama.

Njoftimi i plotë:

Në Ditën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kemi bërë homazhe te varret e dëshmorëve, për të përkujtuar dhe nderuar ata që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës.

Ne kemi humbur shokë në luftë të cilët na mungojnë, të tjerë shokë kanë humbur gjymtyrët në fushëbeteja, por veprat si këto bënë që lirinë ta gëzojmë ne që nuk e patëm fatin të binim në front si dhe gjithë qytetarët e Kosovës, për të cilët luftuam pandalë.

Lavdi e përjetshme u qoftë dëshmorëve, respekt i përhershëm u qoftë veteranëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat