Haxhiu: Prokuroria nuk e fton Ramush Haradinajn për shkak të lidhjeve të tij me Serbinë

Aktuale

Haxhiu: Prokuroria nuk e fton Ramush Haradinajn për shkak të lidhjeve të tij me Serbinë

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 15:44
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka lidhje me Serbinë për çka sipas saj ai nuk ftohet nga Prokuroria për dëshmi.

Këtë deklaratë Haxhiu e ka dhënë lidhur me mos reagimin e Prokurorisë ndaj akuzave të Haradinajt se “kryeministri Kurti është i lidhur me Serbinë”.

“Ku ka qenë kryeprokurori Isufaj kur Ramush Haradinaj thotë se ‘kryeministri Kurti është i lidhur me Serbinë’? A e kanë ftuar Haradinajn për këtë deklaratë? Është një deklaratë e rëndë, pasi po akuzon një kryeministër.

Sigurisht që jo, sepse dalin lidhjet e Ramushit me Serbinë dhe me terroristët që e prisnin në zyrë, siç është Milan Radojiçiq”, ka deklaruar Haxhiu gjatë një konference të fundvitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat