Drejtori e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka folur për sfidat e shumta me të cilat ballafaqohet Policia e Kosovës, duke veçuar çështjen e veriut.
“Njëra nga sfidat kryesore është edhe ajo është edhe veriu i vendit ku situatën e sigurisë e përcjellim 24 në ditë, në mënyrë që te kemi kontrollin e plotë dhe sigurinë edhe atje”, tha ai.
Si njërën nga sfidat ai e përmendi edhe punën e policisë në kryeqytet ku ka një lëvizje të madhe të qytetarëve.
“Policia e Kosovës ka mundur të ballafaqohet mirë me sfidat e paraqitura. Situata e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe e sigurt, veçse në veri është më e brishtë, por do të jemi në patrullime të përbashkëta edhe me policinë e EULEX-it dhe KFOR-in”, tha ai Hoxha në RTK.
Hoxha tha se pas konkurseve të fundit pritet që edhe numri i pjesëtarëve serbë të policisë do të plotësohet gradualisht dhe se për këtë ka interesim.
Hoxha tha se këtë vit ka pas rënie të numrit të aksidenteve në trafik. Ai tha se numri i aksidenteve me fatalitet ka shënua rënien më ta madhe krahasuar me rajonin.