Ambasadori i Gjermanisë në Republikën e Kosovës, ka komentuar zhvillimet kryesore që kanë shënuar vitin 2024.
Në një intervistë, Jorn Rhode, ka folur për sigurinë në vend, për anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme të Bashkimit Evropian, për zbatimin e njëanshëm të marrëveshjes së Brukselit, për raportet e tij me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, e për jetën në përgjithësi në Kosovë.
Ambasadori, flet për zbatimin e njëanshëm të marrëveshjes nga ana e Kosovës, duke marr shembull vendimin për liri të lëvizjes për banorët e Bosnjë e Hercegovinës.
“Unë mendoj që asnjëherë nuk është gabim që të bëhen gjëra të mira të cilat i japin një dinamikë të caktuar një procesi. Këtu dua të theksoj që p.sh. Kosova ka pasur 8 vite kohë për të zbatuar një obligim të cilin e ka marr përsipër sa i përket tokave të Manastirit të Deçanit”.
“Pastaj, janë bërë tashmë më shumë se 8 vite që kur Kosova ka marr përsipër themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të bërë një hap të tillë në drejtim që kjo të arrihet. Unë mendoj që përmes gjërave të mira për t’i dhënë një dinamikë një procesi të caktuar, nëse njëra palë e bënë hapin e parë, ajo e parashtron si kusht që pala tjetër të vihet në veprim dhe të veproj nga ana e saj. Por këtu mungon ende vullneti i mirë nga të dyja palët”.
“Vendnumërimi nuk është opsion dhe dua të theksoj që Gjermania dhe Evropa e do Kosovën të integruar në Bashkimin Evropian. Për ne është me rëndësi që Kosova të bëhet edhe anëtare e NATO-s dhe të bëhet edhe anëtare e Këshillit të Evropës, por për këtë edhe Kosova duhet të bëjë hapa. Që këta hapa mund të jenë edhe të njëanshëm, kjo nuk duhet patjetër të jetë gjë e keqe”.
“Më duhet ta përmend një shembull të asaj që thashë deri më tani. Kryeministri i Kosovës para disa javësh njoftoi që ka ndërmarrë një hap të njëanshëm kur bëhet fjalë për implementimin e një procesi, përkitazi me marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Bosnjës, pra ka njoftuar që nga një janari qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm nga Bosnja në Kosovës, por që të njëjtën nuk mund ta bëjnë qytetarët e Kosovës, për shkak të kundërshtimit të Dodikut atje. Megjithatë kjo ka qenë një lëvizje e mirë, sepse me këtë kryeministri ka treguar kush i bën gjërat në të mirë të qytetarëve”.
Ambsadori Rhode, i cili ka vendosur që festat e fundvitit, bashkë me familjen e tij, t’i pres në Kosovë, thotë se siguria është në nivel, por e brishtë në veri.
Gjithçka sipas tij duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut.
Intervista e plotë në të cilën ambasadori gjerman ka folur edhe për takimet e tij private me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për rëndësinë e sigurimit shëndetësor e për rëndësinë e ajrit të pastër, do të transmetohet në Radio Dukagjini, më 1 janar.