16 vjeçari që po drejtonte një veturë ka goditur një të moshuar në Shipol të Mitrovicës.
I moshuari i cili u godit, bëhet e ditur se ka mbetur i vdekur në vendin ku u godit nga vetura.
Mitropl ka publikuar foton e tij.

“Sonte, rreth orës 18:35, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë është shkaktuar aksident trafiku me pasojë fataliteti”.
“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor ku si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendngjarje ka humbur jetën këmbësori viktima mashkull /kosovar i moshës 65 vjeçar”, tha Zahiti.