Vjosa Osmani flet për vendimin e saj dhe të Prindonit për vajzat në shkollë publike

Aktuale

Vjosa Osmani flet për vendimin e saj dhe të Prindonit për vajzat në shkollë publike

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 19:46
Vjosa Osmani

Në edicionin festiv të emisionit “Canapé” me Shpend Lipën, Presidentja Vjosa Osmani ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për vajzat e saj, duke theksuar se nuk janë në shkollë private, por në atë publike.

“Nga fillimi vajzat kanë qenë në shkollë publike. Ka qenë shumë e rëndësishme për ne që ato të rriten si gjithë të tjerët. Po ashtu kanë lindur edhe në spital publik, në QKUK”, tha Osmani në T7.

Se çfarë ka thënë më shumë rreth kësaj teme, mësoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm.

Intervista e plotë transmetohet të martën, në T7, nga ora 20:10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat