Të hënën u shënua dita e veteranit të UÇK-së në të cilën kujtohet sakrifica e kontributi i tyre për lirin dhe pavarësinë e Kosovës. Por Riza Gashi i cili në moshën 50 vjeçare iu bashkua UÇK-se është i zhgënjyere me trajtimin që shteti u ka bërë atyre. E më se shumti kritika ka për qeverinë aktuale.
Në të 50-at e tij, Riza Gashi vendosi të bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai së bashku me djalin e tij i dolën në mbrojtje Kosovës në luftën kundër Serbisë.
Gashi i cili vjen nga fshati Bardhi i Madh tregon momentin kur vendosi të vesh uniformën e UÇK-së.
“Vendimin e kam marrë duke parë situatën dhe rënien e familjes Jashari menjëherë në Bardh ka qenë një ilegalitet komandanti i togut Bardhi, Isak Qolli dhe ai me ka ftuar se kam pas si shok, dhe me ka thënë se jemi në pritje nga Shtabi i Përgjithshëm për mu bashku”, thotë Riza Gashi, veteran i UÇK-së.
E në ditën e veteranit të UÇK-së, Gashi thotë se trajtimi që shteti po i bënë veteranëve që luftuan kundrejt forcave serbe nuk është dinjitoz.
“Sidomos me Qeverinë e fundit ku na kanë larguar edhe nga të ardhurat e veteranëve ligjin që ke na kanë dëmtuar. Aty ka pas aq fjalë të rënda se ne nuk këna shku për pare me luftu, kërkush nuk ka besu që ka më shpëtu, por thotë me pas pagu mercenar aq pare na kishin shku me çlirua Kosovën”, thotë ai.
Madje 75 vjecari thotë se shpeshherë po harrohet kontributi i tyre për lirin e vendit.
“Themeli i lirës janë dëshmorët e kombit, lirin e e kanë sjellë ushtarët e UCK-së, pra ushtarët e gjallë, pasi po të ishim vra krejt do të ishte serbi këtu dhe nuk kish pas liri. Por këta po mendojnë që vetëm që ata që kanë ra, vetëm ata e kanë pas kurse të tjerët”, shprehet Gashi.
Sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, 30 dhjetori shënohet si Dita e Veteranit, për të kujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.