Kurti ka menduar të shkojë për vizitë në Hagë, por thotë se ka një arsye që s’e ka bërë

Aktuale

Kurti ka menduar të shkojë për vizitë në Hagë, por thotë se ka një arsye që s’e ka bërë

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 21:03
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë , është pyetur edhe për arsyet e mosvizitës së tij në Hagë, tek ish-krerët e UÇK-së, Thaçi, Veseli, Selimi etj.

Ndonëse mbi këtë temë ditë më parë u deklarua edhe ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, i cili për kryeministrin Albin Kurti, ka theksuar se ishte i dëshpëruar që nuk pati asnjë vizitë nga ai në Hagë, ndërkohë që Rexhep Selimi kishte marrë përshëndetje nga ai por jo edhe të tjerët.

Sidoqoftë, Kurti ka dhënë një arsye për mosvizitën e tij në Hagë.

“Unë e kam menduar vizitën në Hagë edhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkoj është fakti që duhej plotësuar shumë dokumente formularë, ku ti nënshkruan në Gjykatën Speciale”, ka deklaruar Kurti në RTK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat