“Nuk është fer”, Hodaj thotë se koha kur është ftuar Kurti nga Prokuroria nuk është e duhur

Aktuale

“Nuk është fer”, Hodaj thotë se koha kur është ftuar Kurti nga Prokuroria nuk është e duhur

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 00:19
Taulant Hodaj

Në emisionin “Adresa” të Kanal10, u diskutua paraqitja publike dhe deklaratat e kryeministrit, Albin Kurti ndaj thirrjes së Prokurorisë Speciale për të dëshmuar në një rast të caktuar.

Sipas panelistit, avokati Taulant Hodaj një thirrje  tillë në kohë fushate elektorale nuk është e duhur.

“Nuk është fer, e kam thënë në televizionin tuaj. Kryeministri është ftu në parafushatë elektorale për të dhënë dëshmi në PS për një vepër që dyshohet se është kryer nga dikush tjetër, para më shumë se një viti e ca.

Të thirret tani ën fushatë elektorale tani nuk është fer nga Prokuroria deri sa nuk është urgjente”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat