Musliu: E turpshme deklarata e Haxhiut për Haradinajn

Aktuale

Musliu: E turpshme deklarata e Haxhiut për Haradinajn

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 00:24
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka quajtur të turpshme deklaratën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se prokuroria nuk e fton për intervistë Ramush Haradinajn, pasi siç ka thënë ajo dalin lidhjet e tij me Serbinë.

Haxhiu ka thënë nuk ndodhë askund që luftëtarët e lirisë të linçohen e fyhen kështu.

“Është e turpshme në çdo nivel. A turpërohet ajo grua nëse atë intervistë e ka dëgjuar nëna e Ramush Haradinajt. Në Ditën e Veteranëve del më një deklaratë skandaloze. S’ka ndodhë askund me të linçohen e fyhen deri në këtë masë, ata që ia kanë sjellë lirinë këtij vendi, e asaj zonjës më i dhanë mundësinë që me fustan të kuq me dalë me dhënë intervista.

Andaj qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm se më 9 shkurt pushteti është në duar të tyre. Nuk duhet që atë pushtet ta dorëzojnë në duar të pasigurta”, ka thënë Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat