Sondazhi i fundit, i cili u publikua në dhjetor nga zyrtarë të Vetëvendosjes e që këtë parti e nxori si të parën me 47%, sipas deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu nuk qëndron.
Ajo ka thënë se sondazhet më të mira për të janë ato me qytetarët dhe nga këto takime ajo ka thënë se sheh shpresë.
Musliu tha se në zgjedhjet e 9 shkurtit do të ketë befasi.
“Sondazhi më i mirë janë takimet me qytetarët e që thonë se ka shpresë. Jam zakonisht e lumtur. Absolutisht nuk qëndron. Sondazhet thonë se Kosova më s’ka me qenë në terr, që qytetarët e Republikës s’kanë nevojë me lëshuar vendin më, s’kanë me u ndje të kërcënuar më. Unë jam jashtëzakonisht optimiste, Kurti nuk i fiton më 51 përqind. Më 9 shkurt do të befasoheni. Qytetari ta jap një shans, por nuk lejon diktaturë.. Jam jashtëzakonisht optimiste, sepse kemi një program dhe një kandidat të duhur për kryeministër”, ka thënë Musliu.