​Presidentja Osmani flet nga veriu: Viti 2025 shpresoj shtetit tonë t’i sjell të gjithat e mirat

Aktuale

​Presidentja Osmani flet nga veriu: Viti 2025 shpresoj shtetit tonë t’i sjell të gjithat e mirat

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 09:25 Përditësuar në ora: 12:01 më 31.12.2024
Vjosa Osmani

​Osmani nga veriu falënderon policët e gjitha komuniteteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kavizituar Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, raporton KosovaPress.

Osmani ka falënderuar policët e të gjitha komuniteteve për shërbimin e tyre, derisa gjatë vizitës është shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës Gazmend Hoxha si dhe kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut Erden Atiq.

Osmani: Erdha t’i falënderoj policët e të gjitha komunitetet për shërbimin e tyre

“Në radhë të parë ishim në vizitë në drejtorinë e Policisë për t’i falënderuar policët e të gjitha komuniteteve për shërbimin e tyre të çdo ditshëm në interes të të gjithë qytetarëve në mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre.

Për t’i inkurajuar ata që edhe kur ka netë festash dhe ata sakrifikojnë duke qenë larg familjes së tyre dhe për t’iu dhënë gjithë mbështetjen e mundshme institucioneve të Kosovës”, tha Osmani.

E para e vendit ka uruar qytetarët e të gjitha etnive për festat e fundvitit.

Osmani: Viti 2025 shpresoj shtetit tonë t’i sjell të gjithat e mirat

“Shfrytëzoj rastin që t’i uroj të gjithë qytetarët e Kosovës të të gjitha etnive për festat e fundvitit duke iu dëshiruar të gjithëve shëndet dhe prosperitet me shpresën që viti 2025 do t’i sjell të gjitha të mirat për shtetin tonë”, tha Osmani.

Në kuadër të kësaj vizite të fundvitit, presidentja Osmani ka shfrytëzuar rastin të shpërndajë dhurata për fëmijët në veri të Mitrovicës.

----

Në prag të festave të fundvitit, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani është duke qëndruar në veri të Mitrovicës.

Osmani gjatë kësaj kohe ka vizituar Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.

Kjo është vizita e parë e Osmanit në veri, pas sulmit të 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, komunë kjo me shumicë serbe në veri të vendit.

Vjen të theksohet se, vitit 2024 filloi dhe u mbyll me tensione në veri dhe rrjedhimisht me tensione ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat