“E duan LVV-në nën 50 %”- Manxhuka reagon pas vendimit të Supremes për Listën serbe: Qëllimi i tyre është që..

Aktuale

“E duan LVV-në nën 50 %”- Manxhuka reagon pas vendimit të Supremes për Listën serbe: Qëllimi i tyre është që..

Nga: M.L. Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka reaguar pasi Gjykata Supreme hodhi poshtë ankesën e LVV-së ndaj PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe.

Ai ka thënë se ata që janë kundër Qeverisë Kurti e duan edhe Lëvizjen Vetëvendosje me rezultat nën 50 % mandatin e ardhshëm.

Sipas tij, hapi i parë është edhe insistimi që gjithsesi të përfshijnë Listën Serbe në zgjedhje si partnerë potencial të një situate të VV-së nën 50%.

“Nëse ka një emërues të përbashkët kundër Qeverisë, brenda dhe jashtë Kosovës e veçanërisht në Beograd, ai është: VETËVENDOSJE! nën 50%. Ky është emëruesi dhe kushti elementar që duhet arritur nga të gjithë këta në mënyrë që të çlirohen nga vuajtjet që Qeveria e Kurti e VETËVENDOSJE! i kanë shkaktuar këtyre për 4 vite mandat.

E gjithë kjo betejë pastaj përkthehet në hapat konkretë dhe praktik. E hapi i parë është edhe insistimi që gjithsesi të përfshijnë Listën Serbe në zgjedhje si partnerë potencial të një situate të VV-së nën 50%”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Ai ka shprehur habinë se si Lista serbe u trajtua vetëm juridikisht dhe formalisht, duke përmendur sjelljet destruktive të këtij subjekti.

”Por, të trajtohet Lista Serbe vetëm juridikisht dhe formalisht, subjekt ky që jo vetëm që nuk e njeh Republikën e Kosovës, jo vetëm që i referohet asaj në terminologji të regjimit të Serbisë, por deklaron që nuk do ta njeh atë kurrë dhe për më keq nuk e ka bërë asnjë lloj distancimi nga të bëma e nënkryetarit të saj, Milan Radojçiq dhe nuk ka kërkuar falje për asnjë krim që është bërë në veri të vendit”, është shprehur ai.

Sipas tij, Republika e Kosovës, institucionet e saj, nuk do të duhej të ishin lehtësisht të kalueshme për këso lloj luftimi e fyerje që i bëhet vet asaj dhe institucioneve të veta.

“Institucionet e Kosovës janë krijuar me shumë gjak e sakrificë dhe nuk do të duhej që kaq lehtësisht të shkelej mbi integritetin dhe dinjitetin e tyre”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat