​SBASHK-u kritikon qeverinë, uron këto kategori të punëtorëve

Aktuale

​SBASHK-u kritikon qeverinë, uron këto kategori të punëtorëve

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 14:35
Rrahman Jasharaj

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës iu ka uruar vitin e ri punëtorëve arsimorë, policisë, punëtorëve shëndetësor, zjarrfikësve, punëtorëve të administratës, gjithë shërbyesve civilë dhe punëtorëve në sektorin privat.

Përgjatë këtij urimi SBASHK-u ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat e tij se gjatë konferencave përmbyllëse nuk gjetën asnjë minutë për t’i përshëndetur këto kategori.

“Qeveria nuk ua uruan, po ua uron SBASHK. U mbajtën konferenca përmbyllëse me mediat në këtë fundit dhe duke u nisur fakti se as kryeministri Kurti e as ministrat e kësaj qeverie nuk e gjetën as edhe një minutë për të përshëndetur policinë tonë, që ka dhënë qindra shembuj në mbrojtje të atdheut, as punëtorin e arsimit, që u bë simbol i qëndresës në vitet e 90-ta e deri sot, as për administratën publike e as për zjarrfikësit e shërbyesit tjerë të popullit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Gjatë urimit për festat e fundvitit, SBASHK-u uron që në vitin 2025 “të kemi kryeministër e qeveri e jo sulltan e pashallarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat