Sveçla nga veriu uron Vitin e Ri: Sfidat e vitit 2024 nuk na kanë ndalur dhe na kanë forcuar, në 2025 uroj të gëzojmë suksese të përbashkëta

Aktuale

Sveçla nga veriu uron Vitin e Ri: Sfidat e vitit 2024 nuk na kanë ndalur dhe na kanë forcuar, në 2025 uroj të gëzojmë suksese të përbashkëta

Nga: A.SH Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 15:01
Foto nga takimi

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani kia vizutar sot policët në veriun e Kosovës.

Siguria është shumë e rëndëshime, andaj në atë pjesë edhe në këtë ditë feste, policia po e mbikqyrin veriun.

“Sfidat e vitit 2024 nuk na kanë ndalur dhe na kanë forcuar, në vitin 2025 uroj të gëzojmë suksese të përbashkëta, për Republikën tonë”, shkruan ministri Sveçla.

Postimi i plotë:

Në mbyllje të vitit 2024, me Presidenten e Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani Sadriu, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha dhe Zëvëndësdrejtorin Fehmi Hoti vizituam zyrtarët e Policisë së Kosovës në Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës së Veriut.

Puna e palodhshme e gjithë zyrtarëve policor, atyre që takuam dhe e atyre që janë të vendosur në çdo cep të vendit tonë, garanton mbrojtje e siguri për Republikën tonë. Sukseset e Republikës sonë ju takojnë atyre që janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetën e tyre për sigurinë e qytetarëve tanë pa dallim dhe vendit tonë.

Në sheshin e Mitrovicës së Veriut takuam fëmijë që me ngazëllim presin ndërrimin e motmotit. Puna jonë e përditshme dhe e pandalshme ju dedikohet atyre dhe të ardhmes së tyre, të sigurt e prosperuese në vendin tonë.

Pas këtyre vizitave, festën i’a uruam edhe Ramadan Behramit në Kroin e Vitakut i cili përkundër sfidave e kërcënimeve të vazhdueshme nuk hoqi dorë nga prona e tij dhe në kuadër të mbështetjes së Qeverisë sonë, do ta festojë vitin e ri në shtëpinë e tij të re.

Sfidat e vitit 2024 nuk na kanë ndalur dhe na kanë forcuar, në vitin 2025 uroj të gëzojmë suksese të përbashkëta, për Republikën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat