Tahiri: Deklaratat e qeverisë kundër sistemit të drejtësisë janë kalkulime të liga

Aktuale

Tahiri: Deklaratat e qeverisë kundër sistemit të drejtësisë janë kalkulime të liga

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 15:17
Besnik Tahiri

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se deklaratat e tri ditëve të fundit të qeverisë kundër sistemit të drejtësisë janë kalkulime të ftohta dhe të liga.

Tahiri tha se qeveria me këtë gjuhë të kryeministrit Albin Kurti dhe Ministrisë së Drejtësisë janë duke shkelur arritjet historike që sipas tij, ndodhin një herë në 100 vjet, e në veçanti në 25 vitet e fundit.

“Kurti me comrades dëshiron ta thyejë në mes, ta copëtojë këtë trashëgimi. Pastaj ligji dhe drejtësia mbeten vetëm një poligon i populizmit dhe propagandës nga njerëz të mbushur me mllef si rezultat i mungesës së arritjeve dhe humbjes së pashmangshme me 9 shkurt”, shkroi Tahiri.

Ditë më parë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se ai është kundër që në krye të Prokurorisë së Shtetit të vijë Blerim Isufaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat