Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, nën shoqërinë e presidentes Vjosa Osmani dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot vizitoi familjën Behrami, në Kroin e Vitakut.
Familja Behrami, me kryefamiljarin e saj, Ramadanin, këtë vit janë rikthyer në vendbanimin e tyre të kahmt., shkruan IndeksOnline.
“Me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vizituam në këtë fundvit familjen Behrami nga Kroi i Vitakut.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërtuar rreth 150 shtëpi të reja gjatë këtij mandati, duke siguruar pas kaq shumë viteve banim të sigurtë dhe të qendrueshëm për banorët e komunave veriore”, u shpreh ministri Krasniqi.