“Kemi ndërtuar 150 shtëpi të reja në veri”, ministri Krasniqi për fundvit te Kroi i Vitakut

Aktuale

“Kemi ndërtuar 150 shtëpi të reja në veri”, ministri Krasniqi për fundvit te Kroi i Vitakut

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 15:34
Foto nga takimi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, nën shoqërinë e presidentes Vjosa Osmani dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot vizitoi familjën Behrami, në Kroin e Vitakut.

Familja Behrami, me kryefamiljarin e saj, Ramadanin, këtë vit janë rikthyer në vendbanimin e tyre të kahmt., shkruan IndeksOnline.

“Me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vizituam në këtë fundvit familjen Behrami nga Kroi i Vitakut.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërtuar rreth 150 shtëpi të reja gjatë këtij mandati, duke siguruar pas kaq shumë viteve banim të sigurtë dhe të qendrueshëm për banorët e komunave veriore”, u shpreh ministri Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat