Një rast i rëndë ka ndodh mbrëmë në orët e mbrëmjes në Shipol të Mitrovicës, ku një 15 vjeçar e ka goditur për vdekje një 65 vjeçar që ishte duke drejtuar biçikletën e tij.
15 vjeçari në momentin fatal ishte duke drejtuar një BMW X5, ku për pasojë e ka lënë të vdekur çiklistin haxhi Muhamet Azemi, që bashkëvendasit e tij i referohen si Baci Met.
Për pasojë policia e ka arrestuar të miturin me inicialet O.A.. Pas intervistimit të tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit 15 vjeçari është dërguar në mbajtje.
Sot është kryer edhe ceremonia e varrimit të haxhi Muhamet Azemit me ç’rast familja ia fali gjakun familjes së 15 vjeçarit që e goditi aksidentalisht të moshuarin 65 vjeçar.