Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, përmes një video-incizimi ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e vitit të ri.
Haradinaj ka uruar edhe pjesëtarët ndërkombëtar të sigurisë që shërbejnë në Kosovë.
“Më lejoni t’i urojë e t’i falënderoj ata që sot janë në punë; ushtarët e Kosovës, policët, mjekët dhe të gjitha të tjerët që na mundësojnë që ne të festojmë të lirë dhe të sigurt.
Njëkohësisht i urojë nga zemra të gjithë shtetasve të huaj që shërbejnë në Kosovë dhe që ndihmojnë që vendi ynë të jetë i sigurt. Urojë shqiptarët kudo që janë, vëllezërit e motrat tona në mërgim të cilët nuk kanë pasur mundësi të bashkohen me ne dhe familjet e tyre në këtë festë”, ka uruar Haradinaj.