Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe i zhvillimit

Aktuale

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe i zhvillimit

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 17:50
Memli Krasniqi me familje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se teksa po afrohen drejt vitit 2025, po mirëpresin siç tha ai, jo vetëm një vit të ri por edhe një kapitull të ri plot me mundësi për suksese dhe arritje të reja.

Krasniqi tha se viti që po shkon nuk ishte i lehtë, por sipas tij, forca e përbashkët ishte më e madhe.

“Prandaj, uroj që viti 2025 të jetë viti i zhvillimit—viti kur shndërrojmë shpresën në veprime, idetë në arritje dhe ëndrrat në realitet. Bashkë le ta bëjmë Kosovën një vend ku të rinjtë tanë shohin të ardhmen e tyre dhe ku familjet tona gjejnë mirëqenie e begati”.

“Sonte, mendjet dhe zemrat tona janë edhe me çlirimtarët tanë në Hagë, me dëshirën e madhe të lirimit të shpejtë të të gjithëve. Besojmë thellësisht që viti 2025, mbi të gjitha, të jetë vit i drejtësisë, i fitoreve dhe i zhvillimit! Kosova mundet ma mirë”, shkroi Krasniqi.

Kreu i PDK-së i uroi qytetarët që Viti i Ri të jetë i mbushur me shëndet, lumturi dhe suksese për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat