Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e Vitit të ri, ka vizituar krerët dhe ushtarë e FSK-së.
Ajo ka thënë se FSK është shembull i guximit dhe mbrojtjes së Kosovës.
Postimi i plotë:
FSK-ja është shembull i guximit dhe mbrojtjes së Republikës dhe vlerave tona shtetërore.
Në prag të ndërrimit të viteve, i vizitova dhe pashë nga afër përkushtimin, disiplinën dhe dashurinë për atdheun tonë.
Uroj që viti 2025, të jetë vit i forcimit të mëtejshëm të Ushtrisë së Kosovës në misionin fisnik për të mbrojtur Republikën dhe qytetarët e saj. 🇽🇰