Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri, gjersa ka bërë edhe një përmbledhje të të arriturave në vitin 2024.
Përmes një videoje publikuar në Facebook, Kurti ka thënë se viti 2024 ka filluar mbarë, me liberalizimin e vizave dhe afërsinë me vendet e Evropës perëndimore.
Ai ka vazhduar të tregojë se përveç afërsisë me Evropën, Kosova është afruar edhe me botën, duke përmendur vendet që kanë hequr vizat.
Kryeministri ka rikujtuar sesi është forcuar pasaporta, gjersa ka vazhduar duke thënë se viti 2024 konsiderohet edhe vit i zbatimit të ligjit.
Kurti në video ka treguar edhe punën e qeverisë dhe projektet e tyre.
Postimi: