Hargreaves mirëpret certifikimin e Listës Serbe: Presim zbatim të rreptë të ligjit gjatë gjithë procesit zgjedhor

Aktuale

Hargreaves mirëpret certifikimin e Listës Serbe: Presim zbatim të rreptë të ligjit gjatë gjithë procesit zgjedhor

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 20:24
Jonathan Hargreaves

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, e ka mirëpritur certifikimin nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Listës Serbe, për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

Hargreaves përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se institucionet demokratike të Kosovës kanë treguar se janë në gjendje të sigurojnë që sundimi i ligjit të zbatohet dhe që sipas tij, nuk mund të minohet nga ekspedenca politike.

“Presim të njëjtin zbatim të fuqishëm të ligjeve dhe rregullave gjatë gjithë pjesës tjetër të këtij procesi zgjedhor”, përfundoi shkrimin Hargreaves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat