Abdixhiku: Le të angazhohemi të gjithë që viti 2025 të mbahet mend

Aktuale

Abdixhiku: Le të angazhohemi të gjithë që viti 2025 të mbahet mend

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 22:15
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka uruar Vitin e Ri bashkë me familjen e tij.

Ai ka publikuar një video festive bashkë me bashkëshorten dhe gruan e tij në Facebook.

Në urim thuhet se “le të përqafojmë vitin 2025 me plot energji, plot optimizëm, plot pozitivitet”.

Më poshtë urimi i plotë nga Abdixhiku:

Këtë vit kemi vendosur që nga ambientet e familjes sonë, shtëpisë sonë, t’i dërgojmë të gjitha urimet e ngrohta për ju, për familjet tuaja, për të gjithë Republikën e Kosovës.

Në këtë mbrëmje festive të fundvitit, le të kujtojmë të gjitha momentet e mira të vitit që po lëmë pas, ato që na mbesin si kujtime të përjetshme mes të dashurve tanë.

Tek sa i afrohemi mesnatës, le të kujtojmë forcën e jashtëzakonshme që kemi si popull brenda unitetit tonë të brendshëm e mbi të gjitha, le të kujtojmë fuqinë e madhe që kemi tek ëndrrat tona të përbashkëta.

Le të përqafojmë vitin 2025 me plot energji, plot optimizëm, plot pozitivitet!

Le të jetë viti i suksesit, i shëndetit, i të ardhmes që e meritojmë të gjithë bashkërisht.

Le të angazhohemi gjithë, si një vend, si një shoqëri, si një familje, që viti 2025 të jetë vit që mbahet mend!

Prandaj nga të gjithë ne: Urime vit i ri! Urime! Gëzuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat