Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha e ka cilësuar vitin 2024 si një vit të mbarë.
Ai ka theksuar gjithashtu se në aspektin politik viti 2025 do të jetë i suksesshëm.
“Po, ka qenë vit i mirë, një vit i mbarë. Viti i ardhshëm do të jetë i suksesshëm”, ka thënë Berisha.
Sipas Berishës, PDK është parti e sakrificës për vlerat e shtetit dhe të lirisë.
“PDK-ja ashtu siç njihet, siç e ka në ADN-në e saj është parti e sakrificës dhe kujdestit permanent për vlerat e shtetit dhe të lirisë. Ne këtë punë e kemi bërë gjatë gjithë vitit”, ka thënë Berisha.