Kurti vizitoi dy foshnjat e sapolindura në QKUK, Poemën dhe Diamantin

Aktuale

Kurti vizitoi dy foshnjat e sapolindura në QKUK, Poemën dhe Diamantin

Më: 1 janar 2025 Në ora: 07:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Albin Kurti u ka uruar mirëseardhje foshnjave të sapo lindura në vitin 2025.

Kurti nga Klinika e Gjinekologjisë ku vizitoi foshnjat e sapolindura dhe nënat, uroi dhe gjithë qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri.

“Vizituam dy nënat që kanë lindur dy foshnja në këtë ndërrim motmotesh, znj.Teutë ka lindur vajzën Poemën dhe znj.Fortesa djalin Diamantin. 

Dy foshnjat janë të lindura me shëndet dhe i uruam jetë të gjatë bashkë me familjet tyre”,tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat