Poema e Diamanti, foshnjat e para të 2025-ës në Kosovë, u vizituan nga Kurti dhe Vitia

Aktuale

Poema e Diamanti, foshnjat e para të 2025-ës në Kosovë, u vizituan nga Kurti dhe Vitia

Më: 1 janar 2025 Në ora: 12:36
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia pas mesnatës shkuan në vizitë të dy foshnjat e para të 2025-ës që erdhën në jetë pas ndërrimit të motmotit.

Kurti, që ndau fotografi nga spitali, tha se edhe nënat edhe foshnjat ishin më shëndet të mirë.

“Menjëherë pas mesnatës iu bashkuam gëzimit të zonjës Teutë për vajzën e saj Poemën dhe zonjës Fortesë për djalin e saj Diamantin, që erdhën në jetë të parët gjatë ndërrimit të motmoteve. Edhe nënat edhe foshnjat ishin shumë mirë me shëndet. Ne u uruam mbarësi dhe jetë të gjatë bashkë me familjet e tyre”.

Kurti nga aty lavdërua për, siç tha ai, se ishte Qeveria që kishte në fokus mbështetjen financiare për nënat dhe fëmijët.

“Jemi qeveria që më së shumti ka pasur në fokus politikat dhe mbështetjen financiare për nënën dhe fëmijët, dhe do të vazhdojmë kësisoj edhe në këtë vit që sapo hymë. Investimi dhe mbështetja e vazhdueshme e gjithnjë më e madhe për ta është qenësore për popullin dhe të ardhmen tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat