Rron Gjinovci me ‘kërkesë të veçantë’: Është koha që Qeveria të mendojë seriozisht ndalimin...

Aktuale

Rron Gjinovci me ‘kërkesë të veçantë’: Është koha që Qeveria të mendojë seriozisht ndalimin...

Nga: N.E Më: 1 janar 2025 Në ora: 12:46
Aktivisti Rron Gjinovci

Aktivisti Rron Gjinovci, thotë se ndotja në Prishtinë është aktualisht në nivele alarmante.

Sipas tij, për këtë kanë ndikuar fishekzjarret e mbrëmshme që përmbajnë grimca të metaleve të rënda, djegia e barutit, hedhja në lartësi dhe shpërndarja masive është duke shkaktuar horror ekologjik.

Gjiovci madje ka kërkuar që Qeveria të mendojë seriozisht ndaljen e tyre.

Postimi i plotë:

Kosto e fishekzjarreve: Vendi i 3-të ma i ndotun në botë

Ndotja në Prishtinë është aktualisht në nivele alarmante. Kushtet atmosferike në kombinim me fishekzjarret e mbrëmshme që përmbajnë grimca të metaleve të randa, djegia e barutit, hedhja në naltësi dhe shpërndarja masive është tu shkaktu horror ekologjik. Është koha që Qeveria me mendu seriozisht ndalimin total të tyne për përdorim privat dhe në bashkëpunim me komunat me organizu lëshimin e kontrollum të tyne nga vetëm një pikë e komunave në sasi normale. Nuk vazhdohet kështu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat