Ky është zyrtari policor i arrestuar për dhunë ndaj gruas, ndalohet për 48 orë

Aktuale

Ky është zyrtari policor i arrestuar për dhunë ndaj gruas, ndalohet për 48 orë

Më: 1 janar 2025 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. E për njërast të dhunës në familje, së fundmi është arrestuar një zyrtar i Policisë.

Media mëson ekskluzivisht se polici që u arrestua për dhunë në familje është 48-vjeçari, Zvonko Markoviq, i cili është zyrtar policor në Njësinë për Mbrojten e Objekteve të Kultit Fetar.

Sipas informacioneve të para, ai përfundoi në prangat e Policisë pasditen e djeshme në Graçanicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se zyrtari policor tashmë është suspenduar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48-orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat