Këta janë dy vëllezërit e përfshirë në rastin e shpërthimit në Prizren

Aktuale

Këta janë dy vëllezërit e përfshirë në rastin e shpërthimit në Prizren

Më: 1 janar 2025 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Dy persona kanë mbetur të lënduar mbrëmjen e 31 dhjetorit në Bazhdarhane të Prizrenit, si pasojë e një incidenti të rëndë që ka ndodhur rreth orës 21:30, ku kanë shpërthyer disa mjete piroteknike. Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar edhe dëme materiale në objeket dhe veturat që kanë qenë afër vendit të ngjarjes.

Media mëson se dy personat e lënduar nga ky rast janë vëllezër, të cilët vijnë nga familja Memaj e fshatit Zhur.

Bëhet fjalë për 24-vjeçarin, Abdullah Memaj dhe 25-vjeçarin, Abdurrahman Memaj.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, Abdullah Memaj është edhe i dyshuari kryesor në lidhje me këtë rast, i cili e ka hedhur një mjet piroteknik nga pakujdesia dhe për pasojë është shkaktuar shpërthimi.

Ndërkaq, pranë tij ka qenë edhe 25-vjeçari Abdurrahman Memaj, i cili ka pësuar lëndime më të rënda trupore dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmi për incidentin e mbrëmshëm është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Raportohet se ka ndodhur një shpërthim i zjarrit nga ndezja e mjeteve piroteknikë në një pikë-shitje në trotuar dhe si pasojë është përhap zjarri edhe në lokalet dhe ndërtesat për rreth kësaj pikë-shitjeje. Dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar në Emergjencë në Prizren dhe më pas njëri prej të lënduarve për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar në QKUK Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes janë shkaktuar dëme materiale në objekte si banesa, lokale dhe automjete. Njësiti i zjarrfikësve ka dalë në vend ngjarje dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, gjatë ditës ka raportuar për dëmet e shkaktuara nga ky shpërthim, ku ka publikuar edhe pamje të lokaleve e veturave të dëmtuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat