Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e fundit të vitit 2024, ka vizituar edhe Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.
Postimi i plotë:
Në ditën e fundit të vitit 2024, vizituam edhe Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, ku ndamë momente të ngrohta dhe biseda të sinqerta.
Për vitin 2025, ju urova shëndet, dashuri dhe optimizëm!