Detaje të reja rreth vrasjeve në Mal të Zi – I dyshuari krimin e kreu në katër lokacione në Cetinje

Aktuale

Detaje të reja rreth vrasjeve në Mal të Zi – I dyshuari krimin e kreu në katër lokacione në Cetinje

Më: 1 janar 2025 Në ora: 23:37
Aco Martinoviq

I dyshuari për vrasje të shumëfishtë në Cetinje, Aco Martinoviq, ka vrarë të paktën dhjetë persona në katër lokacione të ndryshme.

Këtë e bëri të ditur sonte drejtori i Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, Lazar Shçepanoviq.

Ai tha se Martinoviq më herët kishte pirë në kafenenë “Velestovo”, pranë Qendrës Sportive.

Shçepanoviq shtoi se Martinoviq kishte kaluar gjithë ditën duke pirë në atë objekt dhe më pas kishte shkuar në shtëpi për të marrë armën.

“Bëhet fjalë për një person të rrezikshëm, të pamëshirshëm, brutal…”, tha ai, shkruan vijesti.me.

Ai shtoi gjithashtu se në të dhënat zyrtare nuk rezulton që Martinoviq të ketë armë në posedim.

Ministri i Brendshëm, Danilo Sharanoviq, deklaroi se “është ngushtuar hapësira” ku ndodhet Martinoviq dhe situata është e rrezikshme, pasi ai është i armatosur.

Ndryshe, Mali i Zi ka shpallur tre ditë zie gjersa është bërë apel që qytetarët të mos dalin në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat