I dyshuari për vrasje të shumëfishtë në Cetinje, Aco Martinoviq, ka vrarë të paktën dhjetë persona në katër lokacione të ndryshme.
Këtë e bëri të ditur sonte drejtori i Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, Lazar Shçepanoviq.
Ai tha se Martinoviq më herët kishte pirë në kafenenë “Velestovo”, pranë Qendrës Sportive.
#Montenegro | The death number has risen to 7, including 2 children and other injured people.
— Luka | Лука (@Lukai1861) January 1, 2025
The suspect has been identified as Aco Martinović (45) by the authorities. #Cetinje https://t.co/bw7IpNST1C pic.twitter.com/chPLbwuust
Shçepanoviq shtoi se Martinoviq kishte kaluar gjithë ditën duke pirë në atë objekt dhe më pas kishte shkuar në shtëpi për të marrë armën.
“Bëhet fjalë për një person të rrezikshëm, të pamëshirshëm, brutal…”, tha ai, shkruan vijesti.me.
Ai shtoi gjithashtu se në të dhënat zyrtare nuk rezulton që Martinoviq të ketë armë në posedim.
Ministri i Brendshëm, Danilo Sharanoviq, deklaroi se “është ngushtuar hapësira” ku ndodhet Martinoviq dhe situata është e rrezikshme, pasi ai është i armatosur.
Ndryshe, Mali i Zi ka shpallur tre ditë zie gjersa është bërë apel që qytetarët të mos dalin në rrugë.