Mas*kra me 10 të vrarë në Malin e Zi, zbardhet ngjarja. Autori u grind në lokal, shkoi në shtëpi dhe u kthye me armë duke qëlluar kush i dilte përpara

Aktuale

Mas*kra me 10 të vrarë në Malin e Zi, zbardhet ngjarja. Autori u grind në lokal, shkoi në shtëpi dhe u kthye me armë duke qëlluar kush i dilte përpara

Më: 2 janar 2025 Në ora: 00:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Autori i vrasjes së shumëfishtë sonte në Malin e Zi, ka marrë arratinë dhe përbën rrezik publik ndaj autoritetet kanë kërkuar që banorët e zonës të mos dalin nga shtëpitë dhe të bëjnë kujdes.

E ndërkohë që 45 vjeçari Aco Martinoviq kërkohet nga qindra forca policore, është zbardhur ajo që ndodhi sot në tavernën "Velestovo", raporton noa.al duke cituar ministrinë e Brendshme të Malit të Zi.

Në një përditësim të dhënash, ministri i Brendshëm i Malit të Zi tha se është rritur në 10 numri i të vdekurve nga breshëritë e armës së zjarrit të autorit në kërkim.

Hetimi nxori se Martinoviq ka qenë në konflikt edhe më parë me D.K, me të cilin është takuar në tavernën "Velestovo".

Martinović u largua për momentin nga lokali dhe shkoi në shtëpi për të marrë armën.

U rikthye në tavernë dhe hapi zjarr duke qëlluar kë i dilte përpara.

Nuk u ndal. Pas kësaj, ai shkoi në Humci, ku vrau fëmijët e pronarit të tavernës dhe gruan e pronarit të tavernës.

Ministri i Brendshëm njoftoi se autori ka hapur zjarr duke vrarë dhe plagosur njerëz në katër vendndodhje të ndryshme.

Mjekët e Qendrës Klinike në Podgoricë po luftojnë për jetën e katër banorëve të Cetinjës, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme Danilo Sharanoviq.

Sipas njohurive të deritanishme, Martinoviq nuk është i lidhur me asnjë organizatë terroriste, por më herët është njohur si person me sjellje afektive dhe është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat