Let’s do it Kosova: Prishtina, në mes të mjegullës dhe smogut, institucionet të marrin masa

Aktuale

Let’s do it Kosova: Prishtina, në mes të mjegullës dhe smogut, institucionet të marrin masa

Më: 2 janar 2025 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Organizata për mbrojtjen e mjedisit “Let’s do it Kosova” ka thënë se nga pasojat e ndërrimit të motmoteve qielli i Prishtinës është mbuluar në nga ndotja.

Në një reagim të lëshuar përmenden disa prej arsyeve se pse vendi është mbuluar nga ajri i papastër: “Hedhja e pakontrolluar e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike, përdorimi i thëngjillit për djegie, makinat e vjetra, ndërtime dhe hedhja e mbeturinave janë vetëm disa nga shkaqet që na kanë sjellë këtu”.

Tutje, Let’s do it Kosova i bën thirrje institucioneve të vendit që të marrin masa dhe të ndalojnë dukuritë që shkaktojnë ndotjen e mjedisit.

“Fatkeqësisht, Institucionet kanë dështuar të vendosin rregulla dhe masa mbrojtëse, ndërsa shumë prej nesh, qytetarët, vazhdojmë të ndotim pa menduar për pasojat. Kush do ta paguajë këtë çmim? Fëmijët tanë, shëndeti ynë, e ardhmja jonë!”.

“Koha për të vepruar është tani! Ne kërkojmë nga institucionet që të ndalojnë aktivitetet që rrisin ndotjen dhe të zbatojnë politika më të rrepta për mbrojtjen e mjedisit. Por edhe ne, qytetarët, duhet të ndalemi dhe të mendojmë ,çdo veprim ka një pasojë. E ardhmja jonë varet nga veprimet tona sot”, thuhet në njoftim.

Në Let’s do it Kosova bëhet thirrjet që të veprohet për një Kosovë më të gjelbër dhe një ajër më të pastër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat