Pas raportimeve se janë anuluar fluturimet nga Aeroporti i Prishtinë, ka reaguar minsitri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Ai ka thënë se dje janë anulur 12 flurutime kurse 46 vajtje-ardhje janë realizuar me sukses.
Postimi i plotë:
Aeroporti i Prishtinës është në shërbim gjatë tërë kohës, pasi ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime edhe në kushte të mjegullës së dendur, deri në dukshmëri minimale prej 50 metrash.
Fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar.
46 ardhje-shkuarje jane realizuar me sukses, deri sa 12 jane anuluar ne ardhje.