Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli në një postim të tij ka premtuar se së shpejti do të ketë njohje të reja për shtetin e Kosovës.
Ai thotë madje se vitin që lamë pas ka siguruar njohjen e pasaportave nga Zimbabve dhe Kenia.
Poashtu, Pacolli bëri edhe një përmbledhje të kritikave dhe akuzave që ishin ndaj tij, si momenti kur e përshendeti me dorë Presidentin amerikan, Donald Trump, kur Ana Bërnabiqin e quajti si ‘zonjë e madhe’, apo që ishte takuar edhe me kryeministrin e Marokos.
Pacolli thotë se këto i ka bërë me edukatë, mirësjellje dhe diplomacy të mirëfilltë për arritjen e qëllimeve të mëdha për shtetndërtimin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Dikur u kritikova ashpër, madje qasjen time ndaj politikës së jashtme e quajtën “skandal” pse ja dhash doren pres. Trump në hollin e OKB-së, pse e quajta Bernabiçin “zonja e madhe” ose pse isha takuar me kryeministrin e Marokos me vullnetin e tij.
Megjithatë, unë kam besuar gjithmonë se edukata, mirësjellja dhe diplomacia e mirëfilltë janë çelësi për arritjen e qëllimeve të mëdha për shtetndërtimin e vendit tonë. Ne fund te fundit pjesën e më të madhe të udhetimeve te mia i kam bërë me finanasat e mia dhe nuk kam mar pagë nga qeverija e Kosovës
Edhe para se të isha ministër i Punëve të Jashtme, arrita të siguroj dhjetëra e dhjetëra njohje për shtetësinë e Kosovës, ndërsa gjatë mandatit tim të shkurtër si ministër, solla edhe dy njohje tjera. Çdo vend ku kam shkuar dhe çdo person me të cilin jam takuar, kam lënë dyert hapur për dialog dhe bashkëpunim të mëtejshëm duke demaskuar pretendimet e Sërbisë për “ terheqjën “ e njohjeve.
Vitin që kaloi solla letrat për dy njohjet për pasaportat e Kosovës nga Zimbabve dhe Kenia. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me njohje të reja, të cilat do të vijnë së shpejti.