Avokati i Popullit i shqetësuar për arrestimet e Speciales në Hagë: Gjykata duhet të kujdeset për respektimin e të drejtave të të akuzuarve

Aktuale

Avokati i Popullit i shqetësuar për arrestimet e Speciales në Hagë: Gjykata duhet të kujdeset për respektimin e të drejtave të të akuzuarve

Më: 2 janar 2025 Në ora: 22:06
Naim Çelaj

Në një intervistë për media, avokati i popullit, Naim Çelaj, është shprehur se ka qenë shqetësuese për të ndërhyrja dhe arrestimet në raport me procedurat dhe ndikimet mbrojtëse të të akuzuarve në Hagë.

“Në fakt ka qenë shqetësuese për mua si avokat i popullit mënyra se si ka ndodhur ndërhyrja apo arrestimi, pastaj edhe procedura në raport me ndikimet mbrojtëse të të akuzuarve në Hagë. Kjo pjesë ka qenë shqetësuese për shkak se unë e kam të drejtën legjitime që Institucioni i pavarur i të drejtave të njeriut me dyshu në ndikim, që këto veprime kanë ndikuar në mbrojtje dhe në këtë rast mund te këtë ndikim në cenimin e një të drejte që secili i  akuzuarve, e ka  të garantuar  në këtë proces gjyqësor, sipas konventës për të drejtat e njeriut dhe kushtetutës tonë për mbrojte në procese gjyqësore”, ka thënë Çelaj.

Çelaj, tutje është shprehur se më shqëtësues ka qenë fakti që  veprimet janë ndërmarrë ndaj personave që dikur kanë pasur pozita të larta në Institucionet e Kosovos.

“Për mu ka qenë shqetësuese kur veprimet që janë ndërmarrë, janë marrë ndaj personave që kanë mbartë pozita shumë të larta Institucionale dhe padyshim që krejt kjo nuk lë një shije të mirë në kuptim të asaj që këto veprime kanë mundur të ndikojnë në mosbesimin që kanë qytetarët në këtë gjykatë”, është shprehur Çelaj.

Ndërsa i pyetur se nëse Institucionet e vendit mund të ndërmarrin hapa për mbrojten e të drejtave të të akuzuarve në Hagë, Çelaj ka thënë se nuk menton që mund të bëjnë diçka.

“Vetë gjykata duhet me u kujdesë për respektimin e të drejtave të të akuzuarve, nuk mendoj që mujnë Institucionet e Kosovës me bo diçka. Për arsye se është një standard që repsektohet në çdo shtet demokratik, është ndarja e pushteteve dhe në ktë rast pushti gjyqësor është i ndarë në raport me ekzekutivin, qoftë ministria e drejtësisë apo të tjera”, tha Çelaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat