Hamza përuron dy qendra mjekësore, premton sistemin e sigurimeve dhe digjitalizimin në sistemin shëndetësor në vend

Aktuale

Hamza përuron dy qendra mjekësore, premton sistemin e sigurimeve dhe digjitalizimin në sistemin shëndetësor në vend

Më: 3 janar 2025 Në ora: 13:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza.

I cili është edhe kandidat për kryeministër, ka përuruar sot dy qendra shëndetësore të transformuar plotësisht, një në Bare dhe tjetra në Bajgorë.

Hamza ka treguar se këto qendra do të ofrojnë shërbime më të mira për të gjithë dhe mjedise moderene e më të zgjeruara.

“Ne do të ofrojmë shërbime shëndetësore më të mira për të gjithë, duke e funksionalizuar Sistemin e Sigurimeve dhe digjitalizuar tërësisht sistemin shëndetësor në një platformë të integruar dhe efikase, me të gjitha nivelet e shërbimeve të kujdesit shëndetësor”, ka shkruar Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat