Në 26-vjetorin e rënies sot është kujtuar heroi Xhevat Jusufi, pjesëtarë të Komunës së Mitrovicës së Jugut, kanë bërë homazhe në nderim të tij.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se përfaqësuesit komunal vlerësuan lartë kontributin dhe veprën e heroit Xhevat Jusufi, në luftën për liri dhe pavarësinë e vendit.
“Sot me rastin e këtij përvjetori, kryesuesja e kuvendit komunal, znj. Vesa Broja, drejtorët e drejtorive komunale së bashku me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë dhe bashkëluftëtarë të tij kanë bërë homazhe tek lapidari i heroit në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë”, thuhet në njoftim.
Përfaqësuesit komunal vlerësuan lartë kontributin dhe vepren e heroit Xhevat Jusufi, në luftën për liri dhe pavarësinë e vendit.
Xhevat Jusufi ishe komandant për logjistikë i UÇK-së në Zonën Operative të Shalës. U vra më 03 Janar 1999 në Smrekonicë të Vushtrrisë.