Kurti: 2024-ta është certifikata e suksesit e Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenc”

Aktuale

Kurti: 2024-ta është certifikata e suksesit e Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenc”

Më: 3 janar 2025 Në ora: 15:49
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se vitit 2024 është certifikata e suksesit e Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenc”.

Kurti thotë se ndërmarrja ka arritur ta menaxhojë në mënyrë të shkëlqyeshme dëmin e shkaktuar nga sulmi terrorist i 29 nëntori, e po ashtu pritet ta përmbyll vitin me 1.6 milionë euro fitim.

Kjo ndërmarrje përveçse arriti ta menaxhojë në mënyrë të shkëlqyeshme dëmin e shkaktuar nga sulmi terrorist i 29 nëntorit dhe ta rehabilitojë plotësisht brenda një muaji kanalin e dëmtuar, ajo vitin pritet ta përmbyll me rreth 1.6 milionë euro fitim neto nga 2.9 milionë euro humbje sa ishin regjistruar në fund të vitit 2021”, thotë Kurti.

Po ashtu, edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli deklaroi sot se kjo ndërmarrje u shëndrrua në fitimprurëse nga viti 2022.

“Ibër Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse që nga viti 2022, dhe pritet të ketë fitim edhe më të madh më 2024, pas së paku 7 vitesh me humbje. Shifrat për vitin 2024 janë preliminare”, tha Rizvanolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat