​Fluksi në pikat kufitare, ja ku janë pritjet më të gjata

Aktuale

​Fluksi në pikat kufitare, ja ku janë pritjet më të gjata

Më: 3 janar 2025 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Edhe në orët e pasdites pritjet e qytetarëve në pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të jenë të theksuara.

Kjo vjen si pasojë e përfundimit të festave dhe kthimit të mërgimtarëve drejt vendeve të tyre të punës.

Pritjet më të gjata janë në vendkalimin Dheu i Bardhë, ku qytetarët në hyrje duhet të presin 50 minuta, me kolona të automjeteve deri në 400 metra gjatësi, teksa në dalje të kësaj pike kufitare ka pritje prej 30 minutash me kolona deri në 600 metra.

Në pikën tjetër kufitare Merdare kolonat në dalje janë në gjatësi prej një kilometër, me pritje 180 deri në 200 minuta. Ndërsa në hyrje nuk ka kolona dhe pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta.

Kolona me automjete për të dalë ka edhe në pikën tjetër kufitare Muçibabë, 130 metra, me pritje deri në 40 minuta, teksa në hyrje nuk ka kolona dhe pritjet janë nga 3-5 minuta.

Në pikat e tjera kufitare nuk ka kolona dhe pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta, sipas të dhënave të fundit të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat