Kandidati për deputet Hyzer Rizani: Me PDK-në do te mbështesim prodhimet vendore, është krenari

Aktuale

Kandidati për deputet Hyzer Rizani: Me PDK-në do te mbështesim prodhimet vendore, është krenari

Më: 3 janar 2025 Në ora: 19:22
Hyzer Rizani

Kandidati për deputet nga PDK, Hyzer Rizani ka premtuar se PDK do të mbështesë prodhimet vendore.

Rizani ka shkruar në “Facebook” se zgjedhja e duhur për një të ardhme më të mirë është PDK.

“Mbështetja e prodhimeve vendore dhe eksportit të tyre jashtë vendit është dhe mbetet krenari dhe dëshmi e fuqizimit të shtetit tonë.

Me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) – subjekt i vlerave të dëshmuara, kryeministrin në ardhje, z. Bedri Hamza, dhe mbështetjen e fortë të deputetëve të saj në legjislativin e ri pas zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit 2025 – prodhuesit vendorë do të kenë një perspektivë më të qartë dhe më të sigurt”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat