Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit do ta nisë më 11 janar me një tubim të madh në Prishtinë.
Ai ka thënë se ndryshimi i shpejtë është mision i tij dhe LDK-së.
Postimi i plotë:
Republika jonë është vet ëndrra jonë!
Ndryshimi sot është misioni jonë!
Më 11 janar, hapim fushatën e fitores! Më 11 janar, të djathtit, rugovistët, besimtarët e Republikës e mbështetësit e Lidhjes, i përgjigjen kushtrimit për ndryshim. Në tubimin më të madh elektoral të kohës, në Pallatin e Rinisë - mblidhemi të gjithë në Prishtinë!
Ejani. Ky është momenti ynë!
Ndryshimi po vjen!