Është vrarë në Ukrainë terroristi serb që ishte edhe organizatori kryesor i ngritjes së barrikadave në veri të Kosovës. Këtij lajmi iu ka gëzuar edhe deputeti i Lëvizjes Guxo, Haxhi Avdyli.
Ai në një postim të tij në facebook ka shkruar se këtë terrorist të nivelit global dhe ekstremistë e prorus e ka dëbuar Qeveria Kurti, nga Kosova.
AI shkruan se ‘lufta e sojit të këtij që la eshtrat duke vrarë Ukrainas të pafajshëm, nuk do duhej të quhej shtrirje e shtetit ligjor si Millosheviqi e as mbledhje e armëve si Rankoviqi siq e quajtën disa’.
Postimi i plotë:
Ja çfarë terroristë i luftoi e i dëboi nga Kosova Qeveria Kurti.
Terroristë të nivelit global e ekstremistë prorus, që ngritnin barrikada e bënin ligjin në 17 % të territorit të shtetit tonë.
Dikur mundën por pastaj nuk mundën.
Sepse erdhi në pushtet nje klasë politike e guximshme, dhe atdhetare që luftoi vendosmërisht kriminelet ultranacionalist.
Prandaj lufta e sojit të këtij që la eshtrat duke vrarë Ukrainas të pafajshëm, nuk do duhej të quhej shtrirje e shtetit ligjor si Millosheviqi e as mbledhje e armëve si Rankoviqi siq e quajtën disa.
Shtrirja e shteti ligjor në veri ishte luftë antiterroriste e nivelit të shtetit Amerikan e Europian, ku luftohen terroristet e ruhen e mbrohen drejtat njerëzore të qytetarëve të pa dallim kombi apo feje.
Kjo ishte Qeveria Kurti, dhe kjo do jetë edhe për një mandat të #qeveriakurti3, për të mbrojtur kufijtë tanë.