“Terroristin serb që vrau ukrainas të pafajshëm, Qeveria Kurti e dëboi nga Kosova”

Aktuale

“Terroristin serb që vrau ukrainas të pafajshëm, Qeveria Kurti e dëboi nga Kosova”

Nga: H.O. Më: 3 janar 2025 Në ora: 20:13
Bratislav Zhivkoviq

Është vrarë në Ukrainë terroristi serb që ishte edhe organizatori kryesor i ngritjes së barrikadave në veri të Kosovës. Këtij lajmi iu ka gëzuar edhe deputeti i Lëvizjes Guxo, Haxhi Avdyli.

Ai në një postim të tij në facebook ka shkruar se këtë terrorist të nivelit global dhe ekstremistë e prorus e ka dëbuar Qeveria Kurti, nga Kosova.

AI shkruan se ‘lufta e sojit të këtij që la eshtrat duke vrarë Ukrainas të pafajshëm, nuk do duhej të quhej shtrirje e shtetit ligjor si Millosheviqi e as mbledhje e armëve si Rankoviqi siq e quajtën disa’.

Postimi i plotë:

Ja çfarë terroristë i luftoi e i dëboi nga Kosova Qeveria Kurti.

Terroristë të nivelit global  e ekstremistë prorus, që ngritnin barrikada e bënin ligjin në 17 % të territorit të shtetit tonë.

Dikur mundën por pastaj nuk mundën.

Sepse erdhi në pushtet nje klasë politike e guximshme, dhe atdhetare që luftoi  vendosmërisht kriminelet ultranacionalist.

Prandaj lufta e sojit të këtij që la eshtrat duke vrarë Ukrainas të pafajshëm, nuk do duhej  të quhej shtrirje e shtetit ligjor si Millosheviqi e as mbledhje e armëve si Rankoviqi siq e quajtën disa.

Shtrirja e shteti ligjor në veri  ishte luftë antiterroriste e nivelit të shtetit Amerikan e Europian, ku luftohen terroristet e ruhen e mbrohen drejtat njerëzore të qytetarëve të pa dallim kombi apo feje.

Kjo ishte Qeveria Kurti, dhe kjo do jetë edhe për një mandat të #qeveriakurti3, për të mbrojtur kufijtë tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat