Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri ka takuar sot në Sllovi të Lipjanit nënë Zejnepe Gashin që ka humbur gjatë luftës 5 familjarë të saj.
Në një takim të mbushur me shumë emocione, nënë Zejnepja ka falënderuar Nezirin për vizitën, duke thënë se “sot po më duket krejt djemtë i kam gjallë.”
Postimi i plotë:
“Sot po më duket djemtë krejt gjallë i kam” - Emocione të forta në takimin me nënë Zejnepen, e cila humbi familjarët më të afërt gjatë luftës. Qëndresa e saj përballë tragjedisë, është motivi ynë të ecim tutje. U zotova për ta mbështetur projektin e nisur të Kullës në kujtim të bijve të saj martirë