Kandidatja e LDK-së për deputete, Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se ka ardhur koha për nisjen e fushatës për zgjedhjet më të rëndësishme që ka mbajtur Kosova.
Ajo ka thënë se platforma e LDK-së është konkrete dhe kandidatët për deputetë i ka të denjë.
Postimi i plotë:
Fuqishëm e plot entuziazëm; të vendosur e me vizion të qartë, ka ardhur koha për t’a nisur fushatën e zgjedhjeve më të rëndësishme për vendin tonë.
Më 11 janar, ora 17:00 në Pallatin e Rinisë bashkë me aktivistë e dashamirës të LDK-së do të festojmë lansimin e Platformës Politike Qeverisëse më të duhur për vendin tonë, Vizionin me projekte konkrete dhe Kandidatët më të denjë për deputetë.
Bashkohu edhe ti!
Bëhu pjesë e Ndryshimit të vërtetë të Kosovës sonë!
#Lumir 1
#Jehona 9